Zyrtarë të komunës së Prizrenit realizojnë vizitë në Iowa të ShBA-së

02 maj 2023 | 14:52

Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi dhe shefi i Kabinetit, Nehat Elshani, po qëndrojnë në Iowa të ShBA-ve, në kuadër të një delegacioni të disa komunave të Kosovës të udhëhequr nga MAPL-ja, ku, zhvilluan takime me sekretarin e shtetit të Iowa-s, Paul D. Pate, përfaqësuesin e shtetit, Eddie Andrews dhe me zyrtarë të lartë të këtij shteti.

Kohë më parë, qytetin e Prizrenit e vizitoi një delegacion 40 anëtarësh i Iowa-s me ç’rast u diskutua për binjakëzimin e Prizrenit me qytetin “Council Bluffs”, gjë që do të finalizohet nesër me nënshkrimin e marrëveshjes.

Komuna e Prizrenit, fillimi i miqësisë dhe vendosja e marrëdhënieve bilaterale do të sjell përfitime për të dyja komunitetet, pasi, do të zhvillohen projekte të përbashkëta në shumë fusha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Zinedine Zidane është gati për t’u rikthyer që të…