Zyrtare: Werneri mungon në Kupën e Botës

03 nëntor 2022 | 16:47

Sulmuesi Timo Werner pësoi një lëndim në kyçin e këmbës mbrëmë në fitoren ndaj Shakhtar Donetsk.

Testimet e bëra sot në skuadrën e Leipzig treguan se ai për fat të keq ka këputur ligamentin në kyçin e tij të majtë dhe për këtë arsye do të jetë jashtë për pjesën tjetër të vitit 2022.

Sulmuesi do të mungojë në Kupën e Botës Katar 2022 që do të fillojë me 20 nëntor. Kujtojmë se kombëtarja e tij, Gjermania është në grup me Japoninë, Kosta Rikën dhe Spanjën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se Manchester Unitedi vazhdon të jetë në ndjekje të…