Zyrtare: Wilshere në West Ham

09 korrik 2018 | 16:30

West Ham United e ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.

26-vjeçari, i cili është lënë jashtë skuadrës së Southgate për Kupën e Botës, është larguar nga Arsenal pas 17 viteve.

“Ndihem mirë, diçka e veçantë. Njerëzit do t’i kenë parë fotot e mia me fanellën e West Ham kur kam qenë fëmijë. Gjithashtu familja ime dhe disa miqtë e mi janë tifozë të West Ham, kështu që të gjithë e kanë pritur mirë këtë transferim”, ka thënë Wilshere.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rexhep Taip Erdgoan është betuar si presidenti i parë ekzekutiv…