Zyrtarët e UEFA-s dhe FIFA-s diskutojnë me FFK-në për harmonizim të dokumenteve zyrtare

02 dhjetor 2021 | 12:19

Një delegacion me zyrtar të UEFA-së dhe FIFA-së dje kanë arritur në Kosovë me ç’rast do të qëndrojnë për tre ditë.

Misioni i Yann Hafner, Luca Nicola, Denis Bastari  nga UEFA dhe Sofia Malizia nga FIFA është i fokusuar në çështje ligjore dhe dokumente bazike të FFK-së siç janë statuti dhe rregulloret.

Sot përfaqësuesit e FIFA-së dhe UEFA-së i ka pritur në takim presidenti Agim Ademi bashkë me ushtruesin e sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj.

Ideja e këtij takimi është informimi rreth ndryshimeve që duhen bërë në statutin dhe rregulloret e FFK-së dhe harmonizimi i këtyre dokumenteve me ato të FIFA-së dhe UEFA-së.

Në rend të ditës për t’u diskutuar janë edhe komisionet juridike, disiplinore, normative dhe administrative të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK), e ka pranuar me shqetësim…