Zyrtari amerikan kundër terrorizmit viziton Kosovën

14 tetor 2018 | 17:07

Ambasadori amerikan, Nathan A. Sales, koordinator për antiterrorizëm, do të qëndrojnë gjatë javës së ardhshme në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan i Shtetit (DASh), ambasadori Sales do të qëndrojë në rajon nga 14 deri më 20 tetor.

“Ai do të ketë diskutime bilaterale me homologët e tij rreth bashkëpunimit anti-terror, luftimit të udhëtimit të terrorizmit, ndjekjes penale ndaj terroristëve dhe sigurisë kufitare”, është thënë në njoftimin e DASh-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U19 në futboll ka barazuar pa gola edhe në…