Zyrtarja e Komisionit Evropian: Shpresojmë ta bëjmë liberalizimin realitet shumë shpejt

27 qershor 2018 | 10:56

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera, është pritur sot në takim nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Ajo pas takimit me Haradinajn ka thënë se shpreson se shumë shpejt do të dalin me një propozim që ta bëjnë realitet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ruiz-Calavera ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet që të punojnë në përmbushjen e kritereve të caktuar sa i përket përmbushjes së kritereve për agjendën evropiane.

Ajo ka thënë se Kosova duhet të kryejë reformat kyçe për sundimin e ligjit, në mënyrë që të ecën përpara.

Ndërkaq kryeministri Haradinaj ka pohuar se vlerësimi i pritshëm pozitiv për liberalizimin e vizave nuk nënkupton se Kosova e ka kryer punën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Kryenegociator me lejen e Bajram…