Bottasi e tregon formulën me të cilën do ta mposhtë Hamiltonin

26 dhjetor 2017 | 13:54

Valtteri Bottasi në janar të këtij viti debutoi me Mercedesin, ku zuri vendin e Nico Rosbergut, deklaron se di se si ta mposhtë shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton, që këtë vit fitoi titullin e 4-t kampion në Formula 1.

Gjatë këtij sezoni piloti finlandez fitoi 3 gara dhe në 4 raste e nisi atë nga “pole position”, duke u klasifikuar i treti, 58 pikë pas Hamiltonit. Por ndryshe nga Hamiltoni dhe Vetteli, finlandezi nuk ishte asnjëherë në garë për titullin kampion dhe diferenca me dy rivalëve është pikërisht vijueshmëria përgjatë gjithë sezonit. “Do të punoj më fort gjatë këtij dimri, për të qenë më në formë kur të nisë sezoni i ri”, ka thënë Bottasi.

“Vitin tjetër objektivi është të fitoj më shumë gara. Me sistemin e pikëve që kemi, e rëndësishme të fitosh sa më shumë gara nëse dëshiron të shpallesh kampion. Ky është sekreti. Kam nevojë të kem qëndrueshmëri përgjatë gjithë sezonit. Kjo është gjëja kryesore për të qenë gjithnjë në majë”, ka deklaruar Bottas, i cili më pas e ka analizuar vitin 2017.

“Ka pasur gara ku jam paraqitur mirë, në disa të tjera jo dhe aq. Kjo është arsyeja që Lewisi më mposhti këtë sezon, pasi ai ka qenë gjithnjë në majë, në çdo garë. Kjo është ajo që unë synoj vitin tjetër, të jem pretendent në çdo sfidë. Mendoj se kam shumë mundësi të fitoj titullin kampion”, ka thënë Bottasi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Komunën e Drenasit. Në…