Mbledhja në Vetëvendosje pritet të zgjasë deri në orën 22:00

15 Janar 18:14

Mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe e grupit parlamentar të kësaj lëvizje pritet të përfundojë tek në orën 22:00.

Mbledhja e cila ka filluar diku para orës 16:00, ka mbledhur për herë të parë në selinë e partisë dy krahët që po kundërshtohen brenda Lëvizjes.

“Takimi mund të zgjas deri në orën 22:00 pasi ky është takimi i parë i këtij lloji prejse kanë filluar përçarja në Vetëvendosje”, ka raportuar gazetari i “Klan Kosovës”, duke iu referuar informacioneve të dhëna nga zyrtarë të Vetëvendosjes.

“Tema kryesore e këtij takimi është pikërisht përçarja brenda LV-së dhe mundësia që të gjendet një mënyrë që të mos ndodhë çarja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Këshilli Mbikëqyrës i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka mbajtur…