​Abazoviqi thotë se marrëveshja me kishën serbe nuk përbën tradhti

12 korrik 2022 | 11:27

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq nuk e konsideron si tradhti miratimin e marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit.

Në lidhje me mundësinë e humbjes së shumicës së qeverisë që drejton, Abazoviqi është shprehur se ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve, shkruan “RTCG”.

“Kemi kërkuar mbështetjen e 81 deputetëve. Nëse ka shumicë mirë, nëse jo, të gjitha opsionet janë në tavolinë. Kjo është e pranueshme për mua”. Nuk bëj bujë, nuk e përmend termin tradhti. Ne kemi pikëpamjet tona politike, pohoj se kjo nuk ka të bëjë me marrëveshjen themelore”, ka thënë ai.

Abazoviqi ka nënvizuar se destabilizimi nuk është një zgjidhje për Malin e Zi.

Ditën e djeshme, partia e presidentit Milo Gjukanoviq, ka lëshuar një deklaratë ku është theksuar keqardhja për ndryshimin e kursit politik të Malit të Zi, ku është përmendur edhe miratimi i marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Sipas DPS-së, marrëveshja është votuar pa u konsultuar, ka mangësi të shumta që janë shpallur publikisht nga opinioni profesional, përfaqësues të sektorit joqeveritar e subjekte të shumta politike si dhe përbën rrezik për shtetin.

Të premten, qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviq ka miratuar marrëveshjen themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Shërbimi Spitalor Klinik dhe…