QKMF-ja e Hanit të Elezit furnizohet me barna, pas dyshimeve për helmim nga uji

12 korrik 2022 | 11:24

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, sa i përket dyshimeve për helmim nga uji.

Në QKMF-në e Kaçanikut janë dërguar barna dhe produkte medicinale nga Spitali i Ferizajt, derisa në atë të Hanit të Elezit janë dërguar nga QKUK-ja.

Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022)

1. Ringer sol 500 copë
2. NaCl 500ml 700 copë
3. Kanilla 22G 1000 copë
4. Hyoscine amp. 120 copë

Nga QKUK per QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022)

1. NaCl 500ml 500 copë
2. Hyoscine amp. 60 copë
3. Metoclopramide amp. 150 copë
Po ashtu, sa i përket situatës së krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes.
Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kacanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samir Ujkani mund të bëhet me klub të ri shumë…