​Covidi në Maqedoni, 15 viktima dhe 356 raste të reja

21 janar 2021 | 22:08

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 1.906 teste, prej të cilave 356 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se në 24 orët e fundit janë shëruar 587 persona dhe 15 persona kanë humbur betejën me sëmundjen e rrezikshme.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 89.817 raste, prej tyre 75.387 persona janë shëruar, ndërsa 2.754 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 11.676./AlsatM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i Pfizer për të ulur numrin e vaksinave të…