10 transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar

02 shtator 2022 | 13:37

Dje ishte dita e fundit e afatit kalimtar të verës në futboll në top-ligat evropiane.

Shumë transferime interesante ndodhën, por asnjëri prej tyre nuk e kaloi shifrën e 100 milionë eurove, siç ka ndodhur rëndom verave tjera.

Transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Antony nga Ajax, i cili iu bashkua Manchester Unitedit për shumën e 95 milionë eurove.

Pas tij vijnë Fofana në Chelsea me 80.4 milionë dhe Tchouameni te Real Madridi për 80 milionë.

Top-10shen e plotësojnë Nunez 75 milionë, Casemiro 70.65 milionë, Aleksander Isak 70 milionë, De Ligt 67 milionë, Cucurella 65.3 milionë, Haaland 60 milionë dhe Richarlison 58 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festa Qoqaj dhe i dashuri i saj Bonart Ajvazi kanë…