10 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Gjermani

02 maj 14:31

Në vitin 2008 Gjermania ishte njëra nga vendet e para që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Për këtë arsye, në dhjetëvjetorin e pavarësisë, Kosova dhe Gjermania festojnë edhe jubileun e dhjetë të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Këtë jubile Ambasada gjermane në Prishtinë dhe organizata të tjera gjermane në Kosovë e shënojnë me një sërë organizimesh që do të mbahen nga 4 deri më 8 maj dhe të cilat i vënë në pah marrëdhëniet e shumëllojshme në mes të të dy vendeve.

Me rastin e hapjes së serisë së organizimeve më 3 maj 2018 në orën 17.00 para Ambasadës gjermane në Prishtinë, ambasadori Christian Heldt do të bëjë zbulimin e shtatores së ariut “buddy bear” – “Ambasadorin” e Berlinit në Prishtinë, i cili është pikturuar nga artistja kosovare, Arta Rudaku.

Në kuadër të zbulimit të shtatores së ariut, Ambasadori Heldt do ta prezantojë programin e larmishëm të ngjarjeve para gazetarëve të interesuar me anë të të cilit ne dëshirojmë të zgjojmë kureshtjen e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, adhuruesve të artit dhe kulturës, si dhe të interesuarve për politikë.

Programi përmban, ndër tjerash një konferencë politike që do të mbahet më 4  maj në orën 09:00 në hotel “Sirius” me titull “Demokracia më e re e Evropës”: Pavarësia, Pluralizmi, Integrimi”.

Fjalimin kyç të konferencës do të mbajë ambasadori Wolfgang Ischinger, president i Konferencës së Sigurisë në Mynih.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka…