-13 gradë celsius temperatura sot në Kosovë

22 janar 2024 | 08:21

Sot, e hënë, parashikohet të mbajë mot me diell dhe me ngrica në orët e mëngjesit.

Meteo Kosova ka njoftuar se mund të krijohen kushte për mjegull ose vranësira të ulëta përgjatë luginave dhe zonave të ulëta në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 6-17 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -13 deri në -8°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 3°C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aksioni i para dy diteve i policisë në Rozhajë dhe…