157 raste të reja dhe një viktimë nga Covidi në Shqipëri

01 tetor 2020 | 16:53

157 raste të reja dhe një qytetar ka humbur jetën nga Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë nga disa komuna të Shqipërisë. “75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos”.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me Covid-19, një 66-vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas këtij njoftimi, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 230 persona nga Covid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku nëntë njerëz janë vrarë kur një sulmues vetëvrasës…