16 javë dënim dhe 10 mijë euro për Turanin

11 maj 2018 | 13:15

Komisioni i Disiplinës i Federatës Turke të Futbollit e ka dënuar Arda Turan me 16 javë pezullim dhe 10 mijë euro gjobë financiare.

Anëtari i Istambul Basksehir është penalizuar nga Komisioni i Disiplinës me 16 ndeshje pezullim, pasi në ndeshjen me Sivasspor ka shtyrë gjyqtarin anësor, pasi nuk akordoi një faull në dëm të tij. Dhe si të mos mjaftonte, Arda Turan pasi është larguar nga fusha me karton të kuq ka sharë dhe kërcënuar gjyqtarin, teksa linte fushën e lojës.

Komisioni i Disiplinës ka dhënë penalitetin prej 10 ndeshjesh për shtyrjen e gjyqtarit, 3 për sharje dhe 3 për kërcënimin. Përveç këtij skualifikimi të gjatë, që hyn në fuqi sezonin e ardhshëm, Turan duhet të paguajë edhe 10 mijë euro gjobë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ndarë mirënjohje për ndërmarrjen…