Sërish zi e madhe në ShBA, më e madhja deri sot

15 prill 2020 | 08:33

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një rekord tjetër sa i përket numrit të viktimave të vdekura nga virusi “Korona” për 24 orë ka njoftuar agjencia e lajmeve “AFP”.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara u regjistruan 2 228 viktima të sëmundjes së re.

Të premten e javës së kaluar Shtetet e Bashkuara për herë të parë i shënuan mbi 2 000 viktima, me 2 069 të vdekur për 24 orë.

Të dhënat e kësaj agjencie që raportoi për rekordin e viktimave u bazuan në shifrat e publikuara nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se do t’i zvogëlojë fondet që vendi i tij i dhuron për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për shkak të mënyrës se si kjo organizatë i është kundërpërgjigjur pandemisë. E Shtetet e Bashkuara janë vendi që dhuron më së shumti mjete financiare për këtë organizatë.

Deri më tani Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë në botë me mbi 609 mijë raste të të infektuarve me virusin “Korona” dhe më shumë se 26 mijë viktima nga ky virus.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nga Josh Rogin, “Washington Post” Dy vjet përpara se pandemia…