Inspektorati sanitar vijon kontrollet për zbatim të masave ndaj COVID-19

18 prill 2020 | 19:43

Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar bashkë me Policinë është duke vijuar kontrollet si dhe monitorimin e zbatimit të masave të marra për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19.

“Masat e marra për parandalimin e Covid-19, gjatë monitorimeve është vërejtur zbatim rigoroz i masave të marra kundër përhapjes së Covid -19, si përdorimi i maskave, dorezave, njoftimi i planit të masave si dhe ruajtja e distancës  fizik sociale, vendosjen e mjeteve higjienike për pastrim të duarve si dhe kryerjen e dezinfektimit. Rastet e paketa të cilat u hasen në teren që nuk i përmbaheshin rregullave të vendosura, u shqiptoheshin vërejtjet dhe masat ndëshkimore”, thuhet në njoftimin e AUVK.

Sipas këtij njoftimi, sot janë duke u inspektuar Prishtina, Fushe Kosova, Obiliqi, në ekipe kontrolli inspektuese të ndara për të mbikëqyrë situatën edhe gjatë vikendeve. AUV është i pranishëm në të gjithë vendin në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve dhe shëndetit publik.

“Po kontrollohen të gjitha dyqanet ushqimore dhe institucionet të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët se a janë në pajtueshmëri të plotë me masat qe burojnë nga vendimet e qeverisë dhe Ligji për sëmundjet infektive. Inspektorati sanitar është mire i përgatitura profesionalisht,  ka përvojën për zbatim të mirëfillte të masave për parandalim të përhapjes se sëmundjeve ngjitëse” thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe…