Haradinaj kërkon të hedhen në mbeturina testet për COVID të Serbisë

19 prill 2020 | 09:43

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë një kërkesë për Komisionin Hetimor Parlamentar, që të hetohet urgjentisht pranimi i një mijë testeve që i janë dhënë ndihmë Kosovës nga Serbia. Haradinaj ka kërkuar që të merren masa kundër pranuesve të testeve nga Serbia, sepse janë shkelur të gjitha normat dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Në një shkrim në “Facebook”, ai i ka bërë thirrje Institutit Kombëtar të Shëndetësisë që t’i hedhë në mbeturina publikisht ato teste dhe ta pezullojë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës derisa kjo e fundit të marrë masa ndaj atyre që pranuan këto teste dhe t’i shkarkojë nga pozita pranuesit dhe urdhëruesit të tyre.

Shkrimi i tij:

“KËRKESË,

KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR

Të hetohen urgjentisht pranimi i njëmijë testeve si ndihmë humanitare nga Serbia, të cilat i dënojmë ashpër dhe kërkojmë të mirren masa kundër pranuesve të testeve nga Serbia, sepse janë shkelur të gjitha normat dhe ligjet e aplikushme në Kosovë, pranusi i këtyre testeve Ministria e Shëndetësisë, respektivisht Qeveria Kurti. Gjithashtu ka fyer të gjitha familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët dhe familjet e të pagjeturve.

Po ashtu ka poshtëru e turpëru aktivitstët për pavarësi, të gjithë ish të burgorsurit politik dhe kundër të gjithë të masakruarve dhe të torturuarve në Kosovë.

Andaj që nesër i bëj thirrje Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që ti hedhë nē mbeturina publikisht ato teste dhe të pezulloj bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës deri sa kjo e fundit të merr masa ndaj atyre që pranuan këto teste dhe të i shkarkoj nga pozita pranuesit dhe urdhëruesit të tyre.

Nëse nuk merren këto masa, atëherë bashkëpunimi mes veteranëve dhe Qeverisë Kurti është i ngrirë!

FTESË urgjente, po ashtu edhe për Kryeprokurorin e Shtetit, që të nisë menjëherë hetim gjithëpërfshirës dhe trajtimin hetimor të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë skandal të turpshëm dhe të madh”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Wall Street Journal analizoi vendimin e administratës Trump për të…