Humbi penalltinë vendimtare ndaj Zvicrës, flet Mbappe

29 qershor 2021 | 11:15

Franca u eliminua nga Kampionati Evropian, pasi pësoi humbje nga Zvicra fitojë me penallti 5-4.

Përgjegjësi të madhe në këtë disfatë të rëndë mban edhe Kylian Mbappe, i cili humbi penalltinë, që i dha kualifikimin Zvicrës.

Sulmuesi nuk vendosi të qëndrojë në heshtje, por i ka thënë fjalët e tij pas ndeshjes në një postim në “Twitter”. U kërkon falje të gjithëve dhe shprehet se do kthehet me i fortë.

“Shumë e vështirë për të kthyer faqen. Trishtimi është i pamasë pas këtij eliminimi, nuk mundëm ta arrinim qëllimin tonë. Më vjen shumë keq për atë penallti. Doja të ndihmoja ekipin, por dështova. Do e kem shumë të vështirë të fle gjumë, por fatkeqësisht këto janë risqet e këtij sporti, të cilin e dua shumë. E di që ju (drejtuar tifozëve) jeni të zhgënjyer, gjithsesi doja t’ju falënderoja për mbështetjen tuaj dhe që gjithmonë keni besuar te ne. Gjëja më e rëndësishme tani do jetë të ngrihem më i fortë për vitet e ardhshme. Urime dhe fat të mbarë Zvicrës”, ka shkruar Mbappe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar ka…