Burri sulmon gruan për motive xhelozie në Fushë Kosovë

16 gusht 2022 | 11:15

Në Bresje të Fushë Kosovës, një grua ka pësuar lëndime, pasi bashkëshorti i saj, për motive xhelozie dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Organet e rendit njoftojnë se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pesë anije të tjera me misër dhe grurë janë larguar…