Presidenti Begaj viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë

11 qershor 2023 | 18:27

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vizituar shtëpinë e të moshuarve në Suharekë, të cilën e ka quajtur shembull i solidaritetit njerëzor.

Ai ka përgëzuar humanistin Halil Kastrati dhe donatorët për ndërtimin e kësaj shtëpie.

“Shtëpia e të moshuarve në Suharekë të Kosovës, një shembull i jashtëzakonshëm solidariteti njerëzor, për të mos i lënë kurrë të ndjehen të vetmuar dhe të margjinalizuar. Respekt për humanistin Halil Kastrati dhe mbi 3500 donatorët që e kanë mbështetur”, ka shkruar Begaj në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, është arrestuar në lidhje me…