Ky është i dyshuari për plagosjen me armë në Podujevë, akoma s’është kapur nga Policia

14 gusht 2023 | 09:08

Mbrëmë është raportuar për një plagosje me armë që ndodhi në fshatin Tërrnavë të Podujevës, ku një person u qëllua për motive akoma të panjohura. Policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me incidentin, teksa i dyshuari akoma s’është kapur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë per Ferid Hysenin, i cili po kërkohet nga Policia, pasi ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka plagosur në këmbë një person, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur plagosja.

Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia qysh mbrëmë, por të njëjtit nuk kane qenë të qasshëm.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar…