Andrew Strong që ndërroi jetë ishte avokat i Kadri Veselit

11 dhjetor 2023 | 21:20

Ish-këshilltari i Kadri Veseli, Avni Bytyçi, ka njoftuar se ka vdekur avokati i z.Veseli, Andrew Strong.

Bytyçi ndër të tjera ka shkruar se Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i UÇK-së.

“Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar”, ka shkruar Bytyqi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bytyqit:

Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andrew për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas.
Faleminderir për të gjitha, vëlla!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bekim Beka, shpall te pavleshme deftesat e vitit I,II,dhe IV…