Edona Kryeziu në seancën e fundit komunale të Rahovecit për këtë vit ngre dy shqetësime

28 dhjetor 2023 | 16:45

Asamblistja e LDK-së në Komunën e Rahovecit, Edona Kryeziu, në seancën e fundit komunale për këtë fundvit ka ngritur si shqetësim dy çështje. E para, rreth dekorimit të qytetit dhe e dyta konkurset brenda DKA-së.

“Sa i përket pikës së parë, si çdo vit edhe kësaj radhe, Rahoveci si qytet po dekorohet por shtrohet pyetje se si po dekorohet. Para disa ditësh shefi i grupit tonë parlamentar ka postuar një foto në rrjetin social Facebook ku shihet se një shtylle elektrike në afërsi të parkut të qytetit telat i kishin dalë jashtë kutisë. Kryetar edhe do punë që po i kryeni po i kryeni me shumë gabime teknike dhe po detyroheni që sërish të groposni”.

“Pika e dytë. Ka shumë parregullsi brenda DKA-së për punësimet politike. Kryetar në të gjitha drejtoritë komunale jeni duke bërë shkelje por në Drejtorinë e Arsimit ato janë shumë të theksuara. Me datë 30. 5. 2023 komuna ka shpallur konkurse për pranimin e 16 edukatoreve, disa e kanë filluar punën e disa ende. Pse po ndodh kjo. Si ka mundësi që 90 për qind e të punësuarve të jenë të njëjtës parti”, ka theksuar Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se si opozitë, LDK-ja në Rahovec është munduar të japë kontribut maksimal për çdo parregullsi duke iu përgjigjur edhe kërkesave të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 29.12.2023 Punime të…