Dortmundi finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

07 maj 2024 | 22:57

PSG-ja është mposhtur në shtëpi nga Dortmund në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League me rezultatin 0-1.

Ndeshja ka qenë pothuajse e dominuar totalisht nga francezët, por në fund është rezultati ai që merret parasysh.

Goli i sfidës erdhi në minutën e 50-të, me Hummels i cili dërgoi topin në portën e PSG-së.

Rezultati i përgjithshëm i kësaj sfiden ishte 0-2 per Dortmund, dhe kështu gjermanët bëhen finalistët e parë të Champions League për këtë sezon.

Ditën e mërkurë do të mësohet finalisti tjetër, aty ku Real Madrid dhe Bayern Munich do të përballen së bashku.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Udhëheqësi kinez Xi Jiping do ta kalojë pjesën më të…