Gnabry në rrezik për Evropian

10 maj 2024 | 13:52

Serge Gnabry do t’i mungojë Bayernit për pjesën e mbetur të sezonit, për shkak të lëndimit.

Gnabry është dëmtuar në sfidën ndaj Real Madridit, në Ligën e Kampionëve, ku skuadra e tij pësoi humbje.

Ai do të jetë në rrezik gjithashtu të mungojë për Kombëtaren e Gjermanisë në Kampionatin Evropian që do të mbahet gjatë kësaj vere.

Gnabry gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 20 paraqitje, duke realizuar pesë gola dhe dy asistime.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Borussia Dortmund po përballet me një situatë fituese në finalen…