Plagosen dy persona me armë zjarri në Viti

08 gusht 2024 | 12:25

Dy persona kanë mbetur të plagosur të enjten në Komunën e Vitisë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar për “Klankosova.tv”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ai ka bërë me dije se për këtë rast është arrestuar një person i dyshuar dhe në vendngjarje janë konfiskuar dy armë zjarri.

“Stacioni policor në Viti ka pranuar informacion se në Fshatin e Ri, komuna e Vitisë ka të shtëna me armë zjarri si pasojë e të cilave janë plagosur dy persona”.

“Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se dy persona meshkuj kosovarë si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur. Të njëjtit pas marrjes së ndihmës së parë qendra e mjekësisë familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Izraeli është zotuar se do ta eliminojë Yahya Sinwar, udhëheqësin e…