Kurti takohet me ish-presidentët Sejdiu dhe Moisiu, diskutojnë rreth progresit ekonomik dhe demokratik

06 tetor 2024 | 14:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të dielën në takim ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe atë të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Kurti u ka uruar mirëseardhjen në kryeministri, pas pjesëmarrjes së djeshme që kishin në konferencën “Balkan Leadership Conference”, të organizuar nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik të Kosovës, për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri lidhur me projektet e përbashkëta mes dy shteteve, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, të cilat e fuqizojnë edhe më shumë lidhshmërinë mes republikave tona.

Gjithashtu, ata kanë biseduar edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe botë Moisiu dhe Sejdiu i kanë uruar kryeministrit punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme edhe duke iu gëzuar faktit të progresit ekonomik të Kosovës të arritur gjatë viteve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në futboll, në kategorinë U-15 është fituese…