Ndërron jetë rapsodi i njohur, Zekë Lushaj

31 janar 2025 | 12:55

Ka ndërruar jetë rapsodi i njohur nga Deçani, Zekë Lushaj. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj nëpërmjet një postimi në “Facebook”. Ramosaj ka thënë se Zekë Lushaj ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike.

“Paska ndërruar jetë rapsodi i mirënjohur, Zekë Lushaj nga Shaptej i Deçanit, në moshën 85 vjeçare. Zekë Lushaj ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike. Do e kujtojmë përherë si një rapsod të madh të folklorit dhe si një burrë të mirë e të urtë. Në emrin tim, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Lushaj, miqve dhe gjithë farefisit të tij!”, ka shkruar Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Samsung ka prezantuar disa ditë më parë Galaxy S25, flagship-in…