Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00

18 shkurt 2026 | 10:51

Seanca e Gjykatës Speciale në Hagë nisi sot me fjalët e kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith, i cili tregoi rendin e ditës. Smith bëri të ditur të akuzuarit do të japin deklaratat e tyre pas kohës së drekës, pas orës 13:00. “Të akuzuarit deklaratat e tyre do të japin pas pushimit të drekës në mënyrë që të mos ndërpriten dhe të kenë vëmendjen e të gjithëve”, tha Smith.

Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj krerëve të…