Digjen katër kamionë në Fushë Dukat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

22 maj 2026 | 08:26

Një incident i rëndë është shënuar gjatë orëve të natës në zonën e Fushë Dukatit, ku katër automjete të tonazhit të rëndë, të përdorura për transportin e betonit, janë përfshirë nga flakët brenda ambienteve të një pike prodhimi betoni, në pronësi të shtetasit Blerti Mehillaj.

Sipas të dhënave paraprake, mjetet kanë qenë të parkuara në territorin e subjektit në momentin kur ka rënë zjarri. Dyshimet e para të hetuesve flasin për një akt të qëllimshëm, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka depërtuar në ambientet e kompanisë, ka hedhur lëndë djegëse mbi automjetet dhe më pas u ka vënë flakën.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa po kryhen veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit të dyshuar, shkruan Euronews.al.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale konsiderohen të konsiderueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje tronditëse dhune dhe torturash ka përfunduar me një…