Hamza premton rritje të pagave dhe pensioneve në muajt e parë të mandatit

26 maj 2026 | 23:06

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka përsëritur premtimin e tij për rritje pagash.

Ai sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova premtoi 50 për qind rritje të pagave për të punësuarit në sektorin publik.

Hamza gjithashtu deklaroi se do të ketë edhe 50 për qind rritje të pensioneve dhe sipas tij, kjo do të bëhet në muajt e parë të mandatit.

“Unë qëndroj prapa saj, 50 për qind rritje të pagave për të punësuarit në sektorin publik, edhe atë muajt e parë të mandatit, jo në fund të mandatit. E ripërsëris, 50 për qind rritje të pensioneve”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje…