Dënohet me mbi 2 vjet burgim Aurona Pelaj për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë, lirohen dy të tjerat
06 korrik 2026
| 13:58
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, në Pejë. Në seancën e sotme, trupi gjykosh e ka dënuar dy vjet e 3 muaj burgim Aurona Pelajn.
Kurse dy zyrtaret tjera që kanë qen të akuzuar për këtë rast, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi janë shpallur të pafajshme.
Në këtë seancë, nuk kanë qenë të pranishme tri të akuzuarat.



