Nesër mbyllet për qarkullim segmenti Brezovicë-Prevallë

08 korrik 2026 | 08:16

Segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim gjatë ditës së nesërme, për shkak të punimeve të asfaltimit në kuadër të projektit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për 3 vite në vazhdim – Ferizaj 1”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se do të asfaltohet një segment i rrugës rajonale R115 Fushë e Pajtimit–Prevallë, në gjatësi prej 1.050 metrash.

Sipas njoftimit, qarkullimi në segmentin Brezovicë–Prevallë do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në ora 18:00.

Qytetarëve u bëhet thirrje që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në zonën ku do të zhvillohen punimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet…