Militanti i VV-së shpërblehet me pozitën e zëdhënësit në KRU “Gjakova”

10 korrik 2026 | 13:12

Ish-gazetari i TV Syri Vision, Ngadhnjim Haxhosaj, është emëruar zëdhënës i KRU “Gjakova”. Ai është emëruar në këtë pozitë dhe detyrën e ka marrë më 8 qershor 2026, e ku kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes, është Hasan Krasniqi, i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haxhosaj njihet për angazhimin dhe mbështetjen e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë. Ai ka qenë aktiv edhe në rrjetet sociale, ku ka komentuar zhvillime politike. Në një rast, pas publikimit të një deklarate të ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, me titullin: “Nuk e di qysh më kanë mbetur syzet e Muratit në dorë, kur i pashë ia dorëzova”, Haxhosaj kishte reaguar në Facebook duke shkruar: “Këta nuk e din qysh ju kanë mbet milionat në dorë e pi dinë për syza.”, shkruan Epoka e re.

Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë, kishte kritikuar vazhdimisht qeveritë e mëparshme, duke i akuzuar se institucionet publike ishin mbushur me militantë partiakë dhe të afërm familjarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) dhe…