Bujar Muli tenton të thyejë Guinness World Records në Vushtrri

12 korrik 2026 | 00:12

Sportisti Bujar Muli do të tentojë të shkruajë histori duke synuar thyerjen e një rekordi botëror të Guinness World Records.

Ngjarja do të mbahet më 18 korrik 2026, duke filluar nga ora 17:00, në Sallën e Sportit në Vushtrri, ku Muli do të përpiqet të mbajë një peshë prej 2000 deri në 2500 kilogramë, në një sfidë që synon ta fusë emrin e tij në librin e rekordeve botërore.

Në një mesazh drejtuar publikut, ai ka ftuar qytetarët të jenë të pranishëm për ta mbështetur në këtë moment të rëndësishëm.

“Prania dhe përkrahja juaj do të jenë forca ime më e madhe. Me ndihmën e Allahut, shpresoj të dalim faqebardhë. Ju mirëpres të gjithëve,” ka deklaruar Muli.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se bileta për gjyqtarin e Guinness World Records tashmë është siguruar, ndërsa përgatitjet finale po zhvillohen sipas planit.

Data: 18 korrik 2026

Ora: 17:00 – 18:00

Vendi: Salla e Sportit, Vushtrri

Sfida: Mbajtja e një peshe prej 2000–2500 kilogramësh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Xhevat Gjini Rikthimi i qyqeve në skenën e Mërgatës…