Astrit Haraqija me kritika të forta për Isa Mustafën: LDK-ja nuk ju ka pasur borxh

15 korrik 2026 | 21:50

Ish-ministri dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Astrit Haraqija, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë, duke i drejtuar një mesazh kritik ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haraqija i bëri thirrje Mustafës që të ndalojë, siç u shpreh ai, “përçarjen” në parti.

“O Isa, ndali meshkujtë dhe granimin, se u bë boll ma. Tashmë, bashkë me asistentë/e dhe bashkaksionarët e SH.A.-ve, kanë filluar të krijojnë përçarje edhe në nëndegë”, ka shkruar Haraqija.

Ai ka theksuar se LDK-ja nuk u ka pasur borxh figurave që ai përmend, duke shtuar se ata kanë përfituar privilegje nga partia.

“LDK-ja kurrë nuk ju ka pasur borxh. Përkundrazi, nga ajo keni përfituar vetëm privilegje – ju, Dulla, Lumiri, Gazi e të tjerë”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Haraqija ka bërë thirrje për ndaljen e përçarjeve brenda LDK-së, duke e mbyllur postimin me fjalët: “Boll ma.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Halil Matoshi deklaroi në emisionin “Politiko” në Kanal…