Sot varroset 42-vjeçari që vdiq pasi u rrokullis me traktor në Gremnik të Klinës

15 korrik 2026 | 08:24

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor që ka ndodhur dje në fshatin Gremnik të Klinës.

Viktima është Ardion Kalludra, i cili dyshohet se, derisa po lëvizte me traktor, është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lamtumira e fundit për të ndjerin do të jepet sot në orën 19:00, në varrezat e fshatit Gremnik.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në…