Drejtësia ndërkombëtare duhet të triumfojë përballë narrativës serbe

17 korrik 2026 | 19:48

Shkruan: Ibrahim Gashi

Përpjekjet e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në Hagë për të relativizuar krimet e kryera nga regjimi serb në Kosovë, për të kriminalizuar luftën e UÇK-së dhe për të hedhur hije mbi karakterin humanitar të ndërhyrjes së NATO-s, kanë krijuar te shumë qytetarë përshtypjen se procesi po largohet nga misioni i drejtësisë ndërkombëtare dhe po i shërben narrativave që Serbia ka promovuar prej vitesh kundër shtetit të Kosovës.

Nuk është rastësi që zyrtarë të lartë serbë kanë deklaruar publikisht se edhe një dënim simbolik ndaj Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij do të përdorej si “provë” për ta paraqitur Kosovën si një “shtet kriminal”. Kjo tregon qartë se procesi në Hagë ka edhe një dimension të fuqishëm politik në perceptimin e autoriteteve serbe.

Edhe më shqetësuese janë deklaratat e fundit të një ministreje serbe, e cila tha se, “po të isha në vend të Millosheviqit, do t’i shfarosja të gjithë shqiptarët”. Një gjuhë e tillë, me përmbajtje të hapur gjenocidale, nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa reagim. Ajo do të duhej të zgjonte ndërgjegjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të institucioneve të drejtësisë, por edhe të prokurorëve në Hagë, sepse rikujton pikërisht ideologjinë që çoi në krimet më të rënda të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998–1999.

Mbajtja e padrejtë dhe në shkelje të procedurës dhe të drejtave e të lirive të njeriut tash e pesë vite përbën një shkelje të rregullës elementare në drejtësi!

Drejtësia ndërkombëtare duhët dhe do ta ruajë autoritetin dhe besueshmërinë e saj vetëm nëse mbështetet në fakte, prova dhe të vërtetën historike, duke mos lejuar që narrativat politike të Serbisë të mjegullojnë të vërtetën mbi përgjegjësin e vërtetë për krimet e kryera në Kosovë në periudhën 1998-1999 që qoi në ndërhrjën e NATO-së!

Prandaj, vetëm verdikti lirues për krerët e UÇK-së që mbahën në Hagë do të konsiderohej si triumf i drejtësisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, 28 vite më parë, në një betejë të pabarabartë,…