Bronzi i takon Anglisë, mposht Francën në ndeshjen për vendin e tretë
Anglia është fituese e medaljes së bronztë në Kupën e Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 6-4 në ndeshjen për vendin e tretë.
Përballja mes “Tre Luanëve” dhe “Gjelave” dhuroi një spektakël të vërtetë futbollistik, me plot 10 gola të shënuar dhe një përmbysje dramatike në pjesën e dytë.
Anglia ishte dominuese në 45 minutat e para, duke e mbyllur pjesën e parë me një epërsi të thellë 4-0. Declan Rice zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3-të, ndërsa Ezri Konsa dyfishoi avantazhin në minutën e 18-të.
Protagonisti kryesor i pjesës së parë ishte Bukayo Saka, i cili realizoi dy gola. Sulmuesi anglez shënoi në minutën e 37-të dhe në shtesën e pjesës së parë (45+1), duke e çuar rezultatin në 4-0.
Megjithatë, Franca nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë riktheu emocionet në sfidë. Kampionët e Evropës shënuan katër gola dhe tentuan një rikthim të jashtëzakonshëm.
Kylian Mbappe udhëhoqi reagimin francez me dy gola, në minutat 48 dhe 66, ndërsa Bradley Barcola dhe Ousmane Dembélé realizuan nga një gol në minutat 54 dhe 90+6.
Por Anglia arriti të ruajë avantazhin falë Sakas, i cili kompletoi het-trikun personal në minutën e 87-të, ndërsa Jude Bellingham vulosi fitoren me golin e gjashtë në minutën e 90+8.
Me këtë sukses, Anglia siguron medaljen e bronztë të Kupës së Botës 2026, ndërsa Franca e mbyll turneun në vendin e katërt.
Ndeshja për vendin e tretë do të mbahet mend si një nga përballjet më spektakolare të këtij Botërori, me një duel të jashtëzakonshëm mes dy fuqive të futbollit botëror.



