Nesër s’ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë
20 korrik 2026
| 17:11
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër (e martë) nuk do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara me vendimin e Ministrisë për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin ditor të kushteve meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kriteret për vendosjen e këtyre kufizimeve.



