Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve
22 korrik 2026
| 21:34
Deputetja e zgjedhur e Aleancës, Time Kadrijaj, ka komentuar iniciativën e partisë së saj për të testuar deputetët për përdorim të drogës.
Ajo tha se është testuar edhe vet dhe se rezultatet janë negative.
“Mendoj që nuk është i dinjitetshëm dikush që konsumon drogë me qenë në nivele të larta vendimmarrëse. Po i sfidoj bëjeni, sikur që e bëra unë… Ne e dimë sipas statistikave që është në rritje ky fenomen në Kosovë, sidomos te fëmijët”, tha ajo në KlanKosova.
Tutje, Kadrijaj tha se mendon që në politikë ka njerëz që përdorin drogë.
“Mendoj që po, mendoj që ka njerëz që e përdorin drogën, shihen prej sjelljeve prej gjesteve”, tha ajo.



