Të pavërtetat historike të z.Dashnor Kaloçi botuar në gazetën Tema në datën 22 korrik 2026
Kristaq Porodini
Nuk jam kompetent të bëj historinë e mardhënjeve shqiptare – jugosllave mbas vitit 1945, sepse ato kanë evoluar në vite sipas konjukturave gjeopolitike,por për periudhën mbas vjitit 1979 e deri në më 1991 mund të them me përgjegjësi se konkluzionet e këtij shkrimi të z.Dashnor Kaloçi janë të pavërteta dhe anti historike.
Po rreshtoj për lexuesin,disa fakte të thje shta,si bashkëkohës e specialist për atë periudh.
Në vitin 1979,në aparatin e KQ të PPSH u krijua një sektor politik që trajtonte dhe orientonte të gjitha institucionet e shtetit shqiptar për problemet e Kosovës.
Në krye të këtij sektori ishte Ajet Haxhiu(shqiptar i Kosovës i ardhur në Shqipëri në vitin 1948).
Sektori drejtohej nga Ramiz Alia.
Ky sektor mbështetej mbi platformën e shkruar me dorë dhe e firmosur nga E.Hoxha.(orgjinali nuk gjendet në akiv,por ai material ruhet…).
Thelbi i kësaj platforme politike ishte që të gjitha institucionet e shtetit shqiptar të luftonin për realizimin e objektivit politik “Kosova Republikë” brenda Federatës Jugosllave.
Në bazë të këtij orientimi politik u realizua ajo hapje e gjerë e shkëmbimeve kulturore,të asambleve,teatrove, pedagogëve etj.,që shërbyen e mbajtën gjallë frymën kombëtare në Kosovë në ato vite.
Ishte po ky orientim politik që dominoi në kërkesën e demonstratavetë vitit 1981 në Kosovë.
Mbi bazën e kësaj platforme, në një farë mënyre, u orientuan edhe organizatat patriotike brënda e jashtë Kosovës,LPK, si dhe UÇK-ja e drejtuesit e saj.
Kjo është e vërteta historike.
Çdo gjë tjetër është e qëllimshme për të diziformuar opinionin publik.
Nëse autori i këtij shkrimi dëshiron të shtojë njohuritë për këtë periudhë,ka akoma gjallë dëshmitarë të së vërtetës.
Tiranë, 22 korrik 2026!



