Gucati pas dënimit të Avdullahut: Ky rast le t’u shërbejë si mësim, 17 të tjerë i kam paditur
23 korrik 2026
| 14:22
Eqrem Avdullahu është dënuar me katër muaj burgim për kërcënim ndaj kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucati.
Gucati e ka mirëpritur vendimin e gjykatës, duke thënë se ky rast duhet t’u shërbejë si mësim edhe të tjerëve.
“Të kenë kujdes në rrjetet sociale, të mos fyejnë më, të mos shkruajnë palidhje dhe të mos ofendojnë pa fakte dhe pa argumente një njeri, sepse nuk ka nevojë”, është shprehur ai para medieve.
Gucati ka bërë të ditur se padia ndaj Avdullahut nuk është e vetmja, pasi ka dërguar në gjykatë edhe 17 persona të tjerë.
“Shumica prej tyre janë jashtë vendit, që punojnë në Gjermani e në Zvicër”, ka theksuar Gucati.



