Pjesëtarë të misionit të EULEX-it kanë ndërhyrë të enjten për t’i ofruar ndihmë një gruaje, e cila kishte pësuar probleme shëndetësore.
Sipas njoftimit të EULEX-it, zyrtarët policorë polakë që shërbejnë në kuadër të këtij misioni kanë përdorur njohuritë e tyre bazë për dhënien e ndihmës së parë, duke i ofruar asistencë gruas dhe duke u kujdesur për gjendjen e saj deri në mbërritjen e ekipit të ambulancës.