UEFA delegon gjyqtarët kosovarë në ndeshjen Rapid – Santa Coloma në Conference League
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se UEFA i ka besuar gjyqtarit ndërkombëtar kosovar, Visar Kastrati, drejtimin e një tjetër ndeshjeje në garat evropiane.
Bëhet fjalë për sfidën e raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League ndërmjet SK Rapid dhe FC Santa Coloma, e cila zhvillohet më 29 korrik në stadiumin Weststadion në Vjenë, me fillim nga ora 20:30.
Sipas FFK-së, Kastrati do të asistohet nga Lumturije Muhadri dhe Bajram Kabashi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Eridon Podvorica.
Federata vlerëson se ky delegim është një tjetër dëshmi e besimit të UEFA-s në profesionalizmin, përgatitjen dhe cilësinë e gjyqtarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.
FFK i ka uruar ekipit të gjyqtarëve suksese dhe një paraqitje sa më të mirë në këtë ndeshje evropiane.



