Beqiri: Në LDK, humbësi i zgjedhjeve duhet të largohet nga drejtimi i partisë

29 korrik 2026 | 16:17

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka deklaruar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, duhet të respektojë, sipas tij, traditën e LDK-së dhe të marrë përgjegjësi për rezultatet e dobëta zgjedhore.

Beqiri ka thënë se në LDK ekziston një rregull i pashkruar që drejtuesit të cilët nuk arrijnë rezultate të mira në zgjedhje duhet t’ia lëshojnë rrugën një drejtuesi tjetër.

“Kjo LDK ka krijuar një rregull: kush i humb zgjedhjet ose nuk arrin rezultat të mirë, duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit”, ka deklaruar Beqiri në “RTV21”.

Ai ka përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani, duke kujtuar se ajo dikur kishte qenë kandidate e LDK-së për presidente, por më pas u largua nga kjo parti.

Deklaratat e Beqirit vijnë në kohën kur brenda LDK-së po zhvillohet debat për përgjegjësinë e drejtimit të partisë dhe rezultatet e saj në zgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas mbi 70 rasteve të helmimit si pasojë e ushqimit…