Imer Imeri i përgjigjet avokatit Labinot Vata, refuzon të tërheqë deklaratat ndaj Sami Lushtakut
Imer Imeri i është përgjigjur avokatit Labinot Vata, përfaqësues ligjor i Sami Lushtakut, duke refuzuar kërkesën për tërheqjen e deklaratave të tij ndaj Lushtakut dhe kërkimin e faljes.
Avokati Vata i kishte drejtuar Imer Imerit një kërkesë zyrtare, përmes së cilës i kishte kërkuar që, brenda afatit prej 24 orësh, të tërhiqte deklaratat që pala e Sami Lushtakut i konsideron shpifëse dhe fyese, si dhe të kërkonte falje për cenimin e pretenduar të nderit dhe reputacionit të tij.
Megjithatë, Imeri e ka refuzuar kërkesën e avokatit Vata, duke mos pranuar të tërheqë deklaratat e tij dhe as të kërkojë falje.
Kërkesa për tërheqjen e deklaratave ishte bërë pas deklarimeve publike të Imerit në adresë të Sami Lushtakut, për të cilat përfaqësuesi i këtij të fundit pretendon se përmbajnë akuza të rënda, të pabazuara dhe cenuese për personalitetin dhe reputacionin e Lushtakut.
Pas përgjigjes së Imer Imerit dhe refuzimit për tërheqjen e deklaratave, çështja pritet të kalojë në rrugë ligjore, ku organet kompetente do të vlerësojnë pretendimet e palëve dhe përgjegjësinë eventuale për deklaratat e bëra.
Videon e Imer Imerit ku refuzon t’i tërheq deklaratat ndaj Sami Lushtakut mund ta shihni: KËTU



