Drenica forcon sulmin me Shillovën dhe Koten

30 korrik 2026 | 15:34

Skuadra e Drenicës po mobilizohet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës, i cili nis pas dy javësh.

Përforcimi më i ri i Drenicës, është ai i sulmuesit Alban Shillova, i cili është prezantuar të enjten te skuadra nga Skënderaj.

Shillova do të jetë pjesë e Drenicës për sezonin 2026/27 dhe pritet ti prijë fazës së sulmit të kësaj skuadre.

“Alban Shillova është zyrtarisht pjesë e familjes kuqezi, duke iu bashkuar ekipit tonë me synimin për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të klubit”, ka shkruar Drenica.

Shillova edhe në të shkuarën ka luajtur për Drenicën, ndërsa në Kosovë karrierë ka bërë edhe te shumë skuadra tjera, përfshirë Prishtinën e Llapin.

Krahas Shillovës, Drenica ka huazuar edhe mesfushorin Gjergji Kote nga Partizani i Tiranës.

Sezoni i ri në elitën e futbollit kosovar nis më datën 15 gusht, ndërsa Drenica në xhiron e parë do të luajë në shtëpi kundër Dukagjinit.

May be an image of football, soccer and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi spanjoll Ferran Torres është i vendosur të vazhdojë aventurën…